Pas arrestimit të Nasim Haradinajt, djali i tij kishte pranuar një thirrje në gjuhën serbe nga Holanda

Pas 25 shtatorit të 2020-tës, familja e Nasim Haradinaj mori një telefonatë te pazakontë nga Holanda.
Gjejlone Haradinaj rrëfen se si djali i saj, Gurakuqi kishte pranuar një telefonatë nga Holanda e të njëjtit i ishin drejtuar në gjuhën serbe.
Bashkëshortja e ish-nënkryetarit të OVL-UCK-së, thotë se nuk i janë përgjigjur thirrjes. E për këtë, thotë se Nasimi ishte ndjerë krenarë.
“Katër ditë unë nuk kam ditë asgjë për Nasimin. Pas katër ditësh është lajmëruar serbisht dikush te djali im në Prishtinë, Gurakuqi. Dhe thotë nënë ka thirr dikush me një numër të Holandës por ka fol serbisht. Edhe tha nuk jam përgjigj. I thashë ke bë shumë mirë. Më është dok si me pas arrestuar në Beograd”, ka thënë ajo.
Haradinaj në rrëfimin e saj për Shqip.com ka thënë se disa ditë pas arrestimit të Nasimit nga Specialja, ka rënë në kontakt me të.
“Kur thirri tha, se kishte dëgju që s’jemi përgjigj në gjuhën serbe dhe tha se kemi bë shumë mirë dhe ndihej shumë qetë dhe thotë sikur me ju pas porositë unë”, ka thënë ajo.