Lajme Bashkëshortja e ish-nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Gjejlane Haradinaj në një intervistë për Shqip.com ka rrëfyer për përjetimet e familjes pas arrestimit të Haradinajt, qëndrimin e tij në paraburgim dhe vizitën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Bashkëshortja e Haradinajt: Ministren Haxhiu e takoi si shtet, jo individ apo anëtare partie

“Po shkoj në Prishtinë por nuk e di kur takohemi”.

Ky ishte komunikimi i fundit i Gjejlane Haradinajt me bashkëshortin e saj, Nasimin Haradinaj, para se të arrestohej nga Gjykata Speciale në shtator të 2020-ës.

Bashkëshortja e ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, arrestimin e tij e cilëson si kidnapim.

“Mënyra qysh e kanë arrestuar Nasimin ka qenë një kidnapim. Pa asnjë paralajmërim. Unë edhe krejt kemi menduar që është kthyer koha e ish-Jugosllavisë. Ka qenë shumë shokuese. Unë isha në punë, Nasimi ishte në punë edhe më thirri në telefon dhe tha po shkoj në Prishtinë por nuk di kur takohemi. Ti e din kënd e ke marrë. Thashë po. E dija që do të burgoset”, thotë Haradinaj.

Megjithatë, lajmin për arrestimin e Haradinajt, Gjejlanja thotë se kuptoi nga rrjetet sociale.

Me të arriti të flas tek pas katër ditësh.

 “Unë vetëm përmes Facebook-ut e kam pa. Isha shumë shumë e shqetësuar. Katër ditë unë nuk kam ditë asgjë për Nasimin. Pas katër ditësh është lajmëruar serbisht dikush te djali im në Prishtinë, Gurakuqi. Dhe thotë nënë ka thirr dikush me një numër të Holandës por ka fol serbisht. Edhe tha nuk jam përgjigj. I thashë ke bë shumë mirë. Më është dok si me pas arrestuar në Beograd.

“Kur thirri tha, se kishte dëgju që s’jemi përgjigj në gjuhën serbe dhe tha se kemi bë shumë mirë dhe ndihej shumë I qetë dhe thotë sikur me ju pas porositë unë. 

Gjykata Speciale, për familjen Haradinajn është papranueshme, pasi sipas tyre nuk do të sjell drejtësi.

 “Për familjen Haradinaj është e papranueshme edhe jemi kundër saj. Jo se ne nuk duam të zbulohen të gjitha krimet që janë bërë por mënyra si arrestohen ushtarët e UÇK-së nuk kanë pas kurrë shans as nuk kanë pas me bë krime por të ishin marr edhe me serbët të cilët kanë bërë krime, të kishte shku në atë mënyrë natyrisht krimi duhet të zbulohet por jo krahu i luftës. Këtu është duke u gjykuar vetëm për UÇK-në”.

I gjendur tash e 18 muaj i paraburgosur në Hagë, Gjejlanja thotë e Nasimi po e përballon lehtë duke besuar në pafajësinë e tij.

 “Kur shkoj te Nasimi ndihesh mirë. Nasimi është qaq.. se është koncentru edhe e din që është padrejtësisht aty prandaj edhe mbahet mirë e din që asnjë gabim nuk e ka bërë dhe punen e tiij e ka kryer si duhet ta kryej”.

Përveç vizitave familjare, Haradinaj një muaj më parë pranoi një vizitë edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ani pse të dy palët shpeshherë i kemi parë duke replikuar.

Sipas Gjejlanes, Nasimi është i hapur t’i pranojë institucionet e shtetit të tij, kushdo çofshin ato.

“Nasimi e pranon  shtetin e vet. Jo individualisht. Nasimi kurrë nuk e kundërshton..Nasimi thotë se ka shku shumë mirë.

Nënkryetari i OLV të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ishte arrestuar më 25 shtator, në zyrat e OVL-së në Prishtinës.

Sipas Dhomave të Specializuara në Hagë, ai akuzohet për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.