Lajme

Kurti nis vizitën zyrtare në SHBA

Kryeministri, Albin Kurti në konferencë për media

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit.

Gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Ai sot gjatë ditës do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)./Shqip.com