Gashi: Presim që Kurti të raportoj në Kuvend për takimin me Vuçiq
Publikuar:
(06.05.2022 09:55:21)

Deputeti dhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi thotë që pret që Kryeministri Kurti të vjen në Kuvendin e Kosovës për të raportuar lidhur me takimin me Presidentin e Serbisë, Vuçiq.
‘’Në bazë të standardeve të cilat janë ndërtuar në vitet e fundit, pas çdo takimi kryeministri duhet të raportojë në Kuvend’’ thotë Gashi për Shqip.com
Gashi nuk ka dhënë ndonjë mendim lidhur me takimin e fundit pasi që sipas tij ai nuk ka shumë informacion.
‘’Nuk kam shumë informacion, nuk jemi në dijeni se çka ka ndodhur, duhet me raportu për me u informu për me bo një vlerësim’’ thotë Gashi.
Sipas Gashit është tejkaluar çdo premtim publik që Vetëvendosje e ka mbajtur në 15 vitet e fundit./Shqip.com