Sport Shqiptar

Zhegrova – lojtari më i mirë i prillit për Lille

Edon Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë i Lille për muajin prill.

Sulmuesi kosovar ka filluar shkëlqimin e tij në elitën e futbollit francez, që prej se u transferua nga Baseli gjatë afatit kalimtar të dimrit.

23 vjeçari shënoi një supergol dhe dhuroi një asistim muajin që shkoi.

Madje, goli  i tij ndaj Angers, përveç që i dha një pikë të vlefshme kampionit të sezonit të kaluar, u shpall goli më i mirë i prillit në “Ligue 1”.

Gjatë këtyre pesë ndeshjeve Lille ka marrë një fitore, dy barazime dhe dy disfata.

Përndryshe, Zhegrova i kushtoi “Qenve” plot shtatë milionë euro ndërsa kontratë ka deri në vitin 2026./Shqip.com