Real Madrid treguan pse quhen “mbretër”

Karim Benzema shënoi nga pika e bardhë dhe festa shpërtheu në “Santago Bernabeu”.
Nga stoli, këtë “reprizë të filmit” që është përsëritur disa herë e shikonte Carlo Ancelotti.
Real Madrid është kualfikuar në finale të Ligës së Kampionëve.
“Mbretërit” e treguan edhe një herë pse e mbajnë këtë nofkë, duke e mposhtur Manchester Cityn e Pep Guardiolas – me rezultat 3-1.
City e nisi takimin më mirë dhe shënoi e para.
Kur po zhvillohej minuta e 83-të, Riyad Mahrez e tundi rrjetën e vendasve, pas një asistimi të dhënë nga Bernardo Silva.
Por, në anën tjetër, “los blancos” nuk u dorëzuan lehtë.
Dy gola të shënuara nga Rodrigo, për dy minuta e dërguan ndeshjen në vazhdime.
Momente drame.
Ndërsa, në vazhdimet me dy pjesë – u shënua vetëm një gol.
Përsëri ai. Benzema. I ftohtë akull, e mbylli edhe një ndeshje.
Në finale – e cila do të mbahet me 28 maj, Real Madrid to takohet me Liverpoolin – në Paris. /Shqip.com