Fjolla Morina shoqërohet në Polici
Publikuar:
(04.05.2022 18:48:13)

Para pak minutave është raportuar se këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
Mirëpo, këtë e ka mohuar avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi në në prononcim për Shqip.com.
Ai ka thënë se Fjolla nuk është arrestuar por vetëm është shoqëruar në stacionin policor.
“Nuk është e vërtetë ajo vetëm është shoqëruar në stacionin policor lidhur me një urdhëresë që ka qenë e vitit 2021, që nuk e ka shfuqizuar gjykata në databazën e saj, ka thënë Krasniqi për Shqip.com.
Po ashtu ai tha se policia e ka verifikuar se ajo urdhëresë është shfuqizuar./Shqip.com