Sport Ndërkombëtar

Fanella e Maradonës u shit për 8.9 milionë dollarë

Diego Maradona

Fanella e Diego Armando Maradonës – me të cilin e shënoi golin e quajtur “Dora a Zotit” është shitur për 8.9 milionë dollarë.

Cila është historia e kësaj fanelle?

Ishte 22 qershori i vitit 1986 kur “Estadio Azteca” dëshmoi një nga golat më ikonik të futbollit.

Diego Armando Maradona shënoi golin e parë të ndeshjes Argjentinë – Angli, në kuadër të qerekfinaleve të Kupës së Botës.

Gol ky që Diegos iu desh që ta përdorte dorën, prandaj edhe njihet si “The Hand of God” (Dora e Zotit).

Pasi u tund rrjeta, sytë e anglezëve dhe 114,580 të pranishëm në stadium i ishin drejtuar gjyqtarit tunizian Ali Bin Nasser, për të cilin gjithçka ishte në rregull.

Maradona e shkëmbeu fanellën pas ndeshjes me lojtarin e Anglisë, Steve Hodge dhe ‘Albiceleste’ vazhduan të fitojnë trofeun duke mposhtur Gjermaninë Perëndimore në finalen e Mexico City.

Turneu e pa ‘El 10’ në kulmin e lojës së tij me gjysmëfinalen që mbahet mend gjithmonë për dy golat e Maradonës.

“Dora e Zotit” dhe më pas goli madhështor solo pas vetëm katër minutash, i cili forcoi fitoren 2:1 të Argjentinës ndaj anglezëve, u konsiderua nga shumë si goli më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës. /Shqip.com