Lajme

Lekaj dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm në rastin e 53 milionë eurove

Rasti i 53 milioneve

Ish-ministri i Industrisë, Pal Lekaj, Eset Berisha këshilltar i lartë politik i Lekajt, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministry janë deklaruar të pafajshëm në rastin e 53 milionëve.

Në seancën e sotme prokurori i rastit, Valdet Gashi e ka lexuar edhe dispozitivin akuzues.

Seanca e shqyrtimit të dytë fillestar është caktuar më 17 qershor në orën 10:00.

Kurse, në një afat prej 30 ditësh palët e ankuara kanë të drejtë të kundërshtojnë këtë aktakuzë.

Musa Damati, avokat mbrojtës i Lekajt e ka cilësuar si “tendencioze dhe të porositur” aktakuzën e ngritur ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës.

Lexo edhe:
Avokati i Lekajt: Aktakuza e ngritur ndaj klientit tim është e porositur dhe tendencioze

Para mediave, Damati rastin e 53 milionëve e cilësoi si rastin më vulimoz financiar.

Prokuroria Speciale, më 4 shkurt 2021, ka ngritur aktakuzë për Pal Lekaj dhe të tjerët se janë përfshirë në aferën korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e 53 milionë e 100 mijë euro në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit./Shqip.com