Arnold komentoi mbrëmjen e kaluar dhe ndeshjen City – Real
Liverpool kapi finalen pas fitores 2:3 në “Estadio de la Ceramica”, për shifrat finale 2:5.
Njëri nga meritorët e rikthimit të “The Reds” në pjesën e dytë ishte edhe Trent Alexander-Arnold, i cili asistoi golin e dytë që u shënua Luis Diaz.
Ai komentoi ndeshjen që i jep mundësi klubit anglez të prek lavdinë evropiane për të shtatën herë, raporton “Goal“.

“Ne kurrë nuk priremi t’i bëjmë vetes të lehta këto gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve,” tha Alexander-Arnold për BT Sport. “Ne humbëm me Romën jashtë, Barçën dhe tani këtu”, theksoi TAA.
“Vështirë, vërtet e vështirë. Ne erdhëm këtu dhe ata luajtën shumë mirë në pjesën e parë. Ne u rigrupuam në pjesën e parë dhe e morëm lojën në qafë. Bëmë atë që duhej të bënim”, tha ai.
Arnold përmendi lojën e vendasve dhe kishte vlerësime të mira për ta.
“Ne e prisnim, por ndonjëherë nuk mund ta kontrolloni lojën ashtu siç dëshironi. Ata shënuan portat e hershme, gjë që donin të bënin. Por ne ia dolëm”, u shpreh 23 vjeçari.

“Ne kurrë nuk luajtëm futboll atë pjesë të parë dhe nuk morëm asnjë top të dytë. Ata luajtën lojën që dëshironin dhe ne i lejuam ta bënin këtë. Pjesa e dytë erdhëm dhe kontrolluam golin më mirë. Një pjesë e keqe në dy ndeshje , ne mund ta pranojmë këtë për të përfunduar punën”, shtoi tutje ai.
Anglezi shtoi se do ta përcjellë lojën e sotme gjysmëfinale mes Cityt dhe Real Madridit.
“Është gjithmonë mirë të kryesh punën të martën, ne mund ta shikojmë ndeshjen nesër duke e ditur se do të jemi atje. Secili kundërshtar e meriton të shkojë në finale”, mbylli Arnold.

Përndryshe, kjo është hera e tretë që Liverpool mbërrinë finalen e madhe të “UCL”-së në pesë vitet e fundit.
Nga ana tjetër, ndeshje tejet interesante pritet të jetë në mes “Cityzens” dhe “Los Blancos” që do të sfidojnë skuadrën e Jurgen Kloppit për trofeun “me veshë të mëdhenj”. /Shqip.com