Çfarë po ndodh mes Efit dhe Samiut jashtë “Për’puthen”?
Publikuar:
(04.05.2022 08:20:47)

Ka disa ditë që Samiu dhe Efi janë larguar nga “Për’puthen”.
Asnjëri nga të dy nuk arritën të gjenin dashurinë e tyre në program, duke deklaruar që nuk e shohin vetën më aty, madje Efi tha se për momentin nuk mund që t’i ofrojë Samiut asgjë më shumë.
“Nuk arrita të dashuroja. Kishim vendosur të largoheshin bashkë, por si dy miq”, tha Efi.
Ajo më tej, tha se më të do të jenë miq të mirë, por jetës nuk i dihet.

E mesa duket, ata janë të pandarë jashtë.
Dyshja kanë festuar bashkë, pa hatërmbetje mbrëmjen që lamë pas. Mesa duket, Samiut i ka kaluar inati nga vendimi i Efit dhe jashtë do mbeten miq të mirë.
Shoqëri siç duket kanë mbajtur edhe me Bledin./SHQIP.com