Lajme

Haradinaj flet për një “ngjarje në Washington DC”, i drejtohet Kurtit: Ku je ti?

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.

Në Washinton DC është duke u mbajtur ngjarja për largimin e gazit rus.

Kështu ka bërë të ditur, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haraddinaj, ku ka pyetur Kryeministrin, Albin Kurti se pse nuk është pjesëmarrës.

“Në këtë kohë kur në Washington DC po mbahet ngjarja më e madhe e largimit nga gazi rus me shtetet lidere në diversifikim të energjisë, Kosova nuk është aty. Albin ku je ti? Ku është Kosova?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai gjithashtu ka thënë se Kurti duhet të jap përgjegjësi dhe llogari se pse ke refuzuar rreshtimin e Kosovës me ShBA./Shqip.com