Sport Ndërkombëtar

O’Sullivan tregohet modest: Titulli i shtatë është vetëm numër

Ronnie O'Sullivan

Me 46 vjet në supe e fitoi titullin e shtatë.

Por, por Ronnie O’Sullivan ky numër nuk qon shumë peshë.

Në një prononcim për BBC SPORTS – pas fitores, ai tha se “mendoj se do të thoshte më shumë për të [Hendry] sesa për mua të kisha shtatë tituj botërorë, por ne do ta ndajmë atë”, tha O’Sullivan. Hendry është një legjendë absolute e lojës. Është vetëm një numër – unë nuk jam shumë i zënë me këtë”.

“The Rocket” – po ashtu potencoi se para më shumë se një dekade kishte menduar t’i jepte fund karrierës.

“Mendova se në moshën 35-vjeçare kisha mbaruar. Kur shkova për të takuar Steve Peters në 2011, isha gati të largohesha. Asnjë lojtar tjetër snooker nuk po fitonte asgjë në atë lloj moshe. Hendrys dhe Steve Davises ishin në rrugë për të zbritur në atë moshë dhe unë e kisha pranuar këtë. Ishte trendi i tillë”.

Ndër të tjera, Ronnie  theu një rekord – duke u bërë lojtari më i vjetër ndonjëherë që e ka fituar Kampionatin Botëror.

Në total – për të ishte finalja e tetë në karrierë, prej të cilave është mposhtur vetëm një herë.

Që kur e nisi karrierën në vitin 1992, O’Sullivan ka një rekord prej 39 titujsh në total. /Shqip.com