Sport Shqiptar

Progni merr dy çmime “Ylli i Javës”

Më i miri i xhiros së 32-të është shpallur Gerhard Progni.

Sulmuesi i Gjilanit ka pranuar çmimin e përjavshëm, “Ylli i Javës” që ndahet nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Për golashënuesin më të mirë të Sperligës, kjo është hera e tretë që ai shpërblehet më këtë çmim.

Pamje nga takimi Ulpiana – Gjilani

Ai për herë të parë ishte shpallur fitues i këtij çmimi në javën e 6-të, kurse më pas edhe në javën e 18-të.

Çmimin e dytë nuk e kishte marrë për arsye se menjëherë pas pëfundimit të stinorit vjeshtor kishte udhëtuar për vendlindje. Për këtë arsye, ai gjatë ditës së sotme u nderua me dy çmimet, për xhiron e 18-të dhe për xhiron e 32-të.

35-vjeçari ishte vendimtar në fitoren që Gjilani e arriti si mysafir në Lipjan kundër Ulpianës me shifrat 4:0.

Durrsaku magjepsi në fushë duke shënuar tre gola, saktësisht në minutat 35’, 44’ e 72’.

Gerhard Progni në takimin Ulpiana – Gjilani

Çmimin e dytë nuk e kishte marrë për arsye se menjëherë pas pëfundimit të stinorit vjeshtor kishte udhëtuar për vendlindje. Për këtë arsye, ai gjatë ditës së sotme u nderua me dy çmimet, për xhiron e 18-të dhe për xhiron e 32-të.

Gerhardu ka 21 gola të realizuar në elitën e futbollit kosovar, shifra më e mirë e tij që pre se u transferua te “Skifterat” para dy sezonesh e gjysmë. /Shqip.com