Lajme

Tre persona mbesin të lënduar – si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth  orës 12:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmenti rrugorë në fshatin Stanovcë. Në aksident janë  përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, konfirmoi ai.