Rozë

Si qëndron e vërteta e sherrit me Donald Veshajn? Einxhel i zbulon të gjitha

Pas përfundimit të Big Brother VIP, Einxhel Shkira ka folur për herë të parë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë së famshme.

Ajo ka sqaruar se si qëndron e vërteta e sherrit të zhurmshëm mes saj dhe aktorit të humorit, Donald Veshat me të cilin ishin bashkë banorë të BBV.

E ftuar në “Why not” moderatorja ka treguar se e gjitha ka qenjë një keqkuptim nga ana e saj. Debati i fortë ndodhi sapo kishte operuar krahun dhe gjendja e rënduar ka bërë që të ndikohet edhe psikologjikisht.

Sipas saj Donaldi ka gënjyer për pjesën që Einxhel ka punuar tek televizioni “Ora” dhe nuk është paguar. Ajo tregoi se nuk e ka logjikuar pjesën që nuk ka punuar asnjëherë aty po në një tjetër televizion.

Ajo u shpreh se ishte ndjerë keq që situata u ngatërua.

“Nëse do ken vazhduar ta ndiqnin ketë fragment po këtë ditë po këtë moment. Unë mbasi kam thënë këtë gjë sepse e kisha dëgjuar nga ‘Ora’ pra unë kam qenë pas operacionit njerëz, anestezi morphinë çdo lloj qetësuesi të mundshëm. Gjatë debatit më është thënë ‘të kanë hequr nga Ora’ në mendjen time ka qenë ora nuk ka qenë televizioni dhe mbasi kam folur me Arjolën kam thënë nuk kam punuar ndonjëherë tek ‘Ora’ faktikisht ka qenë Abc aty ku kam punuar”– tregoi Einxhel.

Pasi ndodhi pandemia secili shkoi në punët e veta dhe emisioni u ndërpre. E kam mirëkuptuar atë pjesë, situata ishte e vështirë për të gjithë. Por që për momentin është thënë ‘Ora’ nga ai, unë kam qenë në një tension dhe gjendje shumë të rëndë  fizike dhe psikologjike dhe unë nuk e kam kalkuluar fare që shiko se unë tek Ora nuk kam punuar kurrë.”- vazhdoi ajo.

“Më vjen shumë keq që ka pasur kaq shumë reagime sepse ka qenë shumë e thjeshtë për të thënë që ka qenë një lapsus sepse nuk kam punuar kurrë dhe nuk gjej asnjë motiv pse unë duhej të shpikja që kam punuar tek ‘Ora’ dhe s’më kanë paguar apo përse duhet ta merrnin për bazë atë që tha Donaldi që ishte një gënjeshtër përpos kësaj, që përmendi televizionin sepse nuk është ai që e din se në sa televizione kam punuar.

Ai në nervozizëm e sipër ka thënë ‘Orën’ pa e ditur që nuk bëhet fjalë për të dhe është bërë ky gabim”– përfundoi moderatorja.

Përndryshe, Einxhel aktualisht po shijon lidhjen me dj Dagz me të cilin u njoh brenda BBV./Shqip.com