Lajme

Thernin ilegalisht shpendë, inspekcioni i gjobit dhe i detyron ta pastrojnë Tregun e Automjeteve

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion në Tregun e Automjeteve ku ka gjetur disa shitës që thernin shpendë në mënyrë ilegale.

Si pasojë ndaj tyre janë marrë masa.

“Me këtë rast janë larguar shitësit dhe ata që po therrnin ilegalisht dhe në kushte absolutisht të papërshtatshme shpendë të ndryshme. Të njëjtit përveç që janë gjobitur, janë detyruar që edhe të pastrojnë hapsirat e tregut të cilat po shfrytëzoheshin për therrje si dhe për hedhjen e mbetjeve të shpendëve të therrura”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Inspekcioni ka bërë të ditur se ditëve në vijim do të ketë aksione të tjera. Derisa paralajmërojnë se do të ndërmarrin veprime edhe më të ashpra të parapara me ligj./Shqip.com