Ghetto Geassy në rolin e kasapit, gruaja ia publikon pamjet duke prerë mish
Publikuar:
(01.05.2022 14:20:35)

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca padyshim se janë një nga çiftet më të përfolura në mediat rozë.
Lidhja, martesa në fund të bërit prindër ishin arsyet që çifti vazhdimisht u bën temë në showbiz.
Pavarësisht angazhimeve në karrierë ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shpalosin shpesh detaje interesante nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Marina ka postuar një video të reperit në instagram ku Geasy shfaqet duke prerë mish.

“Mungonte profesioni”, ishte mbishkrimi i moderatores.
Përndryshe, “Ani nasht” është kënga e fundit e reperit Gheto Geasy në bashkëpunim me Majk./Shqip.com