Gjykata e Apelit hedh poshtë ankesën e Gramoz Vokrrit
Publikuar:
(01.05.2022 12:53:56)

Nuk ka ndryshim.
Gjykata e Apelit – ka hedhur poshtë ankesën e Gramoz Vokrrit – në raport me pretendimet e bëra nga ai – për shkeljet e Federatës së Futbollit të Kosovës – për zgjedhjen e kryetarit.
Bazuar në aktvendim, Gjykata e Apelit nuk ka gjetur ndonjë shkelje – ani pse i vlerson të gjitha pretendimet e bëra nga Vokrri – në ankesë.

Pra, zgjedhjet e mbajtura me 6 prill të vitit 2022 ishin të ligjshme – bazuar në këtë vendim.
Ky vendim është publikuar në faqen zyrtare të FFK-së, në Facebook.

Me 42 vota pro dhe një abstenim, Agim Ademi ishte zgjedhur president i shtëpisë së futbollit vendor, duke vazhduar kështu mandatin e tij të dytë.
Ai nuk kishte kundër-kandidat./Shqip.com
