Sport Ndërkombëtar

Alonso – në radarin e Barcelonës

Marcos Alonso

Barcelona po kërkon një mbrojtës të krahut të majtë – për t’i bërë konkurencë Jordi Alba-s.

Dhe një nga opsionet është Marcos Alonoso i Chelseat.

Fabrizio Romano raporton se “Barcelona po punon për Marcos Alonson si kandidat të ri për pozicionin e mbrojtësit të majtë. Ai është një nga 3/4 opsionet në listë që tani shqyrtohet nga bordi”.

Zbarkimi i tij në “Camp Nou” nuk duket është shumë i vështirë për shkak të kosotos së ulët.

Vlera e Alonsos – sipas “Trnasfermarket” konsiderohet të jetë 15-të milionë euro, sepse ka kontratë me londinezët vetëm deri në vitin 2023.

Marcos ka zhvilluar 23 ndeshje në këtë sezon të Premierligës, teksa është autor i tre golave dhe katër asistimeve.

Ai është pjesë e Chelseat – që nga viti 2016 dhe ka arritur ta fitojë Premierligën, Europaligën dhe Ligën e Kampionëve.

Transferimi i tij te katalunasit do ishte tejet interesant edhe për faktin se ai është prodhim i akademisë së futbollit të Real Madrid. /Shqip.com