Sport Ndërkombëtar

Ronnie O’Sullivan e siguron finalen e shumëkërkuar

Ronnie O’Sullivan

“The Rocket” nuk po ndalet.

Ronnie O’Sullivan e ka siguruar biletën për në finale të Kampionatit Botëror.

Ani pse përball vetes kishte një kundërshtar si John Higgnis, O’sullivan triumfoi me rezultat 17-11.

Numri 1 i botës është vetëm një hap larg nga realizmi i qëllimit: të shpallet kampion për të shtatën herë.

May be an image of 2 people and text

Por, fillimisht duhet ta mposhtë – Judd Trump.

Nëse e arrin këtë, anglezi do e barazojë Stephen Hendry – i cili është i vetmi është shpallur shtatë herë kampion i botës.

Pas fitores – në një prononcim për BBC Sport, ai tha se“e dija se duhej të mbaja ritmin tim dhe të luaja atë që mendoj se është lloji i snooker-it që ju nevojitet për të fituar turne. Në këtë ditë moderne ju duhet ta kapni lojën nga qafa. Vendosa në humbjen 3-0 se nuk kisha ritëm kështu që doja vetëm të mbaja ritmin tim”.

46 vjeaçri tashmë është finalisti më i vjetër i botërorit, që kur Ray Reardon arriti në finalen e vitit 1982 në moshën 49-vjeçare.

Ai është mposhtur vetëm një herë në finale.

Që kur e nisi karrierën në vitin 1992, Ronnie ka një rekord 38 tituj në total. /Shqip.com