Lajmi i fundit: Vdes Mino Raiola
Publikuar:
(30.04.2022 16:22:28)

Agjenti i njohur i shumë futbollistave në Evropë, Mino Raiola ka ndërruar jetë – sot, në moshën 54 vjeçare.
Raiola ishte i sëmurë prej disa kohësh, ndonëse arsyeja e vdekjes së tij nuk është bërë e ditur.
Ai ishte në spital prej kohësh – pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë.
Teksa, lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët.
I lindur në Itali në vitin 1967, Mino Raiola ishte një nga agjentët më të rëndësishëm në skenën aktuale të futbollit.
Raiola ka përfaqësuar shumë yjev të futbollit si: Paul Pogba, Erling Haaland, Zlatan Ibrahimovic, Matthijs de Ligt, Gianluigi Donnarumma, Marco Verratti dhe Mario Balotelli/Shqip.com