Rozë

Vrasja e 23-vjeçarit në Klinë, reagon Gold AG: Juve që e vratë a ka kush që ju pret?

Gold AG-reperi

Arian Agushi ka reaguar lidhur me vrasjen e cila ka ndodhur mbrëmë në Klinë ku ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë.

Reperi, ka reaguar përmes një postimi në Instastory, ku ka thënë se nuk i ka ndodhur me ndi kësi ngjarjë që është vrarë dikush mbas iftari.

Ai ka thënë se atë ka kush e pret babi dëshmorë, mirëpo vrasësit kush.

“Me çu njerin prej iftarit e me vra nuk m‘ka bo vaki najher me ndi. Cili do që të jetë motivi është jashtë çdo norme njerëzore. Ngushëllime familjarëve dhe gjithë atyre që e njohën këtë djalë dëshmori, e ata që e vranë e marshin dënimin e merituar në të dy botët”, shkroi ai.

“Këtë djal paska kush e pret në botën tjetër, baba dëshmorë. Po juve që e vratë a ka kush që ju pret? TMERR”.

Ndryshe nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës në një përgjigje për Shqip.com kanë thënë se mbrëmë janë pranuar tre pacientë nga rasti në fjalë./SHQIP.com