Iluzioni optik që ka hutuar përdoruesit e rrjeteve sociale, cilën kafshë po e shihni?
Publikuar:
(29.04.2022 13:46:54)

Një iluzion optik ka hutuar përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi pretendon se po shohin lloje të ndryshme të kafshëve.
Fillimisht pretendonin se kjo fotografi, mund t’ju ndihmojë të kuptoni dy anët e trurit tuaj dhe pjesën cila është më dominuese.
Nëse e shihni peshkun, kjo do të thotë se dominon ana e djathtë, por nëse e shihni sirenën – dominuese është ana e majtë.

Megjithatë fotografia është bërë virale, pasi shumica e njerëzve shohin një kafshë krejt tjetër. Komediani David Baddiel tha se me sa duket bëhet fjalë për një gomar.
E kolegu i tij Jonathan Ross nuk është pajtuar me të.
“Bëhet fjalë për një fokë të trashë që qëndron shtrirë – ti je gomari”, shkroi ai me një dozë shakaje./SHQIP.com