Natë gjermane në “Europa League”

Të enjten janë zhvilluar dy ndeshje gjysmëfinale në kuadër të Evropaligës.
RB Leipzig pati përballë Rangers dhe West Ham priti Frankfurtin.
Ndeshja e luajtur në Gjermani përfundoi në favor të “Demave” të cilët mposhtën Rangers me rezultat minimal 1:0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse e dyta sjelli atë në minutën e 88-të.
Golashënues ishte mbrojtësi i krahut të majtë Angelino, i cili i dha mundësi gjermanëve të marrin frymë më lirshëm.
Angelino goal for RB Leipzig against Rangers. Fully deserved. Rangers have been poor. #RBLRAN #Leipzig #UEL pic.twitter.com/8TnostZW1s
— World Sports ⑦ (@WorldSports__) April 28, 2022
Ndeshja tjetër tejet interesante u zhvillua në Londër, aty ku West Ham ishte nikoqir i Eintracht Frankfurtit.
Mysafirët befasuan edhe “London Stadium” ashtu siç bënë me Kamp Nou e Barcelonës në çerekfinale.
Por, befasia kësaj radhe ndodhi vetëm në fushë, madje qysh në minutën e parë ata shënuan me anë të Knauff.
Knauff goal for Frankfurt against West Ham pic.twitter.com/Tw9p7W726N
— Live News (@LiveNewsForAll_) April 28, 2022
Pas 20 minutash lojë vendasit u rikthyen në lojë me anë të Michail Antonios që shfrytëzoi pasimin e davijuar me kokë nga Kurt Zouma.
Antonio goal for West Ham against Eintracht Frankfurt pic.twitter.com/ncV0d9H7tb
— Live News (@LiveNewsForAll_) April 28, 2022
Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta, ku nëntë minuta me të hyrë në të dytën, Daichi Kamada kaloi në epërsi “Shqiponjat”.
Deri në fund, “The Irons” tentuan të barazonin por nuk ia dolën.
Ndeshjet kthyese zhvillohen po të enjten – javën e ardhshme. /Shqip.com