Rozë

A do jetë Bora Zemani e ftuar në “Më lër të flas”? E zbulon Romeo

Vëllezërit Veshaj ditën e nesërme( e premte) do të startojnë me emisionin “Më lër të flasë” në Top Channel.

Disa nga detajet lidhur me emisionin i ka zbuluar mbrëmë Romeo në “Goca dhe gra”.

Ai tregoi se tema e Big Brother tek Donaldi do jetë e pashmangshme.

I pyetur se a do të jetë e ftuar Bora në emision, Romeo nuk dha përgjigje të prerë.

Ai u përgjigj shkurtimisht “Mos më bëj të flas”, duke lënë të kuptohej se ekzistonte mundësia që moderatorja të jetë e fuar në të ardhmen.

Kujtojmë se Donaldi i ka kërkuar falje moderatores dhe ka treguar se po tenton ta rikthejë sërish./Shqip.com