Sport Shqiptar

Kjo është shuma që Bad News Eagles do të fitojnë pas kualifikimit në CS:GO

Skuadra nga Kosova, Bad News Eagles arritën fitore historike, duke u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO, apo Major.

Kompania e video lojërave, VALVE, do të publikojë disa stiker, për skuadrat dhe lojtarët që u kualifikuan në Major.

Këto stikera do të shiten për tifozë në mbarë botën dhe një pjesë e fitimeve do tu takoj edhe ekipit.

Gjatë një Podcastit, HLTV CONFIRMED, që mbahet në faqen e njohur, HTVL, u diskutua për shumën që do të fitojnë Bad News Eagles nga shitja e këtyre sticer.

Sipas HLTV CONFIRMED shuma më e vogël do të jetë mbi 100 mijë euro, por kjo shumë mund ta kaloj edhe një milionë euro.

“BNE” u kualifikuan, pasi arritën tri fitore në turneun e CS:GO-s që mbahej në Bukuresht të Rumanisë.

Skuadra kosovare e mbylli turneun me një rekord prej tri fitoreve dhe dy humbje në pesë ballafaqimet e zhvilluara./Shqip.com