“Panenka” e Benzemas e bën Guardiolan t’i “shkul” flokët

Një dramë e vërtetë në “Etihad” ishte edhe një dëshmi e se Liga e Kampionëve është zeniti i futbollit.
Shtatë gola të shënuar një pas një – në atë çfarë mund të quhet si ndeshja më e mirë e vitit – lanë të gjithë me gojë hapur.
E, në një duel kaq interesant, nuk duhet humbur reagimi i Pep Gardiolas pas “panenkas” se Karim Benzemas, që heshti vendasit në minutën e 82-të.
Pep’s reaction to Benzema’s penalty 😅 pic.twitter.com/yrEp6RPrst
— GOAL (@goal) April 26, 2022
Me shpresë se dy penalltitë e humbura në vikend do të ndikonin në këtë të fundit, francezi pati përgjigjen më të komplikuar dhe njëkohësisht më të thjeshtë për Edersonin.
Një finish klasik nga pika e bardhë – nga 34 vjeçari, dukej se bëri Pepin t’i humbë edhe ato pak flokë të mbetura.
Përndryshe, Manchester City me rezultatin e mbrëmshëm do të synojë të ndalë serinë e mirë të “Los Blancos” në përmbysjet në shtëpi.
Diçka të tillë e bëri pikërisht me atë të hat-trickave të Benzemas ndaj PSG-së dhe Chelseat.
Sfida luhet të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në “Bernabeu” të Madridit. /Shqip.com