Djokovicit i buzëqesh fati
Novak Djokovic mund të mbrojë titullin e tij në Wimbledon, pasi organizatorët thanë se lojtarët që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 do të lejohen të konkurrojnë, njofton BBC.
Numri 1 i botës, nuk u lejua të luante në Australian Open në janar – për shkak se nuk ishte i vaksiuar – por tashmë fati i ka buzëqeshur.
“Kërkesa e vendosur nga qeveria për të hyrë në MB nuk përfshin vaksinimin e detyrueshëm,” tha shefja ekzekutive e All England Lawn Tennis Club Sally Bolton në një konferencë shtypi.

“Prandaj, ndërsa sigurisht inkurajohet, nuk është kusht për hyrje”, shtoi ajo.
Wimbledon zhvillohet nga 27 qershor deri më 10 korrik.
Ky kompeticion do jetë edhe një mundësi tjetër që Novak – të “rrëmbejë” ndonjë trofe.
Paraprakisht, ai u mposht në finale të “Serbia Open”, teksa në Monte Carlo nuk e kaloi as rrethin e parë./Shqip.com