Shkeli 20-vjeçaren dhe iku, Policia e kap shoferin në autoservis

Policia e Kosovës ka gjetur shoferin që e kishte shkelur një këmbësore të dielën në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, kishte identifikuar personin dhe automjetin që ka qenë i përfshirë në aksidentin ku është lënduar rëndë një këmbësore.
Policia njofton se fillimisht nga hetuesit është përcjelljë automjeti i dyshuar, derisa ka arritë në një autoservis në Çagllavicë, ku më pas i dyshuari është arrestuar.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar”, tha policia.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit./Shqip.com

