Sport Ndërkombëtar

Iga Swiatek nuk po ndalet dot

Iga Swiatek

Iga Swiatek ka siguruar e saj të katërt radhazi, pasi triumfoi sot në “Stuttgart Open”.

Numri 1 i botës trimfoi ndaj Aryna Sabalenka, me rezultat 6-2 6-2.

Për tenisten nga Polonia kjo ishte fitorja e 23-të radhazi dhe një tjetër dëshmi që është në zenit të karrierës.

French Open, ku Sëiatek do të konkurrojë për titullin e saj të dytë Grand Slam, fillon më 22 maj.

Pas ndeshjes ajo tha se “para së gjithash, Aryna, është gjithmonë shumë e vështirë të luash kundër teje. Po, dua të them, ishte një ndeshje e vështirë. Dhe po, dua të them, doja të falënderoja ekipin tim me siguri. Ditët e fundit kanë qenë të vështira sidomos pas ndeshjes së djeshme. Kështu që, faleminderit shumë që më mbajtët gjallë sepse po, nuk ishte e lehtë.”

https://twitter.com/ARadwanskaLive/status/1518216711324983299?s=20&t=Gd9ERYVG-cm4KTo-i6GYhQ

Synimi i saj i radhës është të dalë kampionë në “French Open”, garë e cila nis me 22 maj.