Sport Shqiptar

Futbollsti i Vllaznisë pëson arrest kardiak

Alban Rexhepi

Një moment aspak i lehtë ka ndodhur sot në Ligën e Parë.

KF Vllaznia Pozheran ka njoftuar, se futbollisti i kësaj skuadre, Alban Rexhepi ka pësuar arrest kardiak – gjatë ndeshjes ndaj Flamurartarit.

Rexhepi është dërguar për trajtim mjeskor, dhe të njëjtit i është vendsosur një stendë.

“Sot në ndeshjen në mes të KF Vllaznia Pozheran dhe KF Flamurtari,Sulmuesi i krahut i klubit tonë Alban Rexhepi kishte një shqetsim me shëndet gjat zhvillimit të pjesëlojes së dytë.
Pas vizites ne QKUK,u konstatua që kishte një arrest kardiak.
Mjekët në qendrën klinike univerzitare intervenuan dhe vendosën një stendë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e dhënë nga klubi.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se “gjendja e tij – tashmë është stabile”.

Vllaznia gjendet në vendin e tetë të Ligës së Parë, Grupi B.

Gjashtë fitore, shtatë barazime dhe 11-të humbje janë rezultatet që ky ekip ka regjistruar në këtë sezon. /Shqip.com