Ylli merr revansh ndaj Pejës
Publikuar:
(24.04.2022 20:39:57)

KB Ylli ka triumfuar ndaj Pejës me rezultat 80-67-të.
Kampionët e Kosovës i janë hakmarrë “shqiponjave” për disfatën e shkaktuar në finalen e Ligës Unike.
Në këtë takim – që ishte i fundit në kuadër të Superligës, vendasit ishin më të mirë qysh nga fillimi dhe arkëtuan pikët e plota.
Basketbollisti më i dalluar ishte Mikaile Tmusiq me 24 pikë e shtatë asistime.

Ndërsa, te Peja paraqitje të mirë pati Courtney Fells me 19 pikë.
Pas 28 xhirove të zhvilluara, Ylli i mbyll garat e rregullta si lider – dhe e siguron biletën për në gjysmëfinale të “playoffit”.
Teksa, Peja mbetet në pozitën e tretë dhe në p”play-off” do të përballet me Bashkimin. /Shqip.com