Tyson Fury e mbajti premtimin

Pas e mbrojti titullin e kampionit, Tyson Fury i tregoi botës se është i madh edhe jashtë ringut.
Pas meçit, 33 vjeçari e ftoi një tifoz të ri të Tottenham, Marshall Janson, dhe ofroi të ndihmonte në mbledhjen e parave për protezat e tij.
Marshall, i cili është 14 vjeç, humbi të dy krahët dhe këmbët pasi vuante sëmundja e meningjiti-t kur ishte një vjeçar.
Fury ishte takuar me djaloshin – ditë më parë dhe kishte thënë se “ky njeri do të ma nxjerrë rripin në ring. Të shtunën dhe ne do të mbledhim para për krahët e tij”.
Dhe ai e mbajti premtimin.
Ky moment ishte tejet emocionues dhe u duartrokik nga mbi 90 mijë shikues në “Wembley Stadium”.
Sa i përket takimit, Fury fitoi me nokaut – në raundin e gjashtë.
Kjo ishte fitorja e 32-të në karrierë – nga gjithesj 33 ndeshje të zhvilluara. /Shqip.com