Verstappen nuk e njeh humbjen
Publikuar:
(24.04.2022 17:32:29)

Kampioni nuk po ndalet. Ai nuk po lë vend për kritika.
Max Verstappen ka shënuar fitorenë Çmimin e Madh të Emilia-Romagna.
Lideri i Formula 1, ishte i jashtëzakonshëm dhe nuk e vuri në dyshim vendin e parë në këtë garë.
Për 24 vjeçarin kjo ishte fitorja e dytë radhazi.
Por, jo vetëm Verstappen pati paraqitje të mirë nga skuadra e Red Bullit.
Shoku i tij i skuadrës, Sergio Pérez përfundoi i dyti – duke e bërë këtë triumf edhe më madhështor.
“E diela e bukur”, tha Max – në komunikim me radio pas ndeshjes – me skuadrën e tij.
Në anën tjetër, kjo garë ishte edhe një tjetër dështim për Leësis Hamilton.
Britanezi nuk arriti më shumë se sa vend i 13-të. /Shqip.com