Brooklyn Nets një humbje larg eleminimit
Brooklyn Nets janë zyrtarisht një humbje larg eliminimit nga Play-Offi i NBA-s.
Nets u mundën nga Boston Celtics , 109-103, në Barclays Center.
Me këtë humbje, sezonit të Brooklyn-it duket se po i afrohet fundit, nëse skuadra nuk arrin ta bëjë atë që asnjë skuadër tjetër në historinë e NBA nuk e ka bërë – të fitojë katër ndeshje radhazi pas tri humbjeve radhazi.
Edhe pse ndeshja ishte mjaft e barabartë, me të dyja skuadrat që morën nga dy çerek.
Lojën më mirë e nisë vendasit, duke e rrëmbyer çerekun e parë 30:20, por Nets u rikthyen menjëherë në çerekun e dytë me një fitore, 23:25.
Celtic e filloi më mirë pjesën e dytë, me një fitore 28:22, derisa në të fundit fitoi Nets, por që nuk ishte e mjaftueshme për një rezultat të mirë.
“Ne e dimë se çfarë është. Nuk mendoj se asnjë fjalim apo ndonjë gjë do të bëjë. Në këtë pjesë të vitit, ju e dini se çfarë është. Ne jemi poshtë 3-0. Kemi një ndeshje tjetër të hënën. Thjesht dilni dhe luani”, tha Kevin Durant në mesazhin drejtuar skuadrës pas humbjes së tret.
Më i miri te Celtic ishte Jayson Tatum me 39 pikë dhe gjashtë asistime, kurse te mysafirët Durant shkëlqeu me 18 pikë e gjashtë asistime./Shqip.com