Lajme

Hyseni godet Aliun: Ministri i lagjes Marigona qenka bo edhe ligjërues

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni dhe Ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje prej kohësh është e korruptuar.

Hyseni përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se LVV është një subjekt pa ide dhe se Albin Kurti i ka kriju kushtet për korrupsion.

“Korrupsionit ia ka heq siparin Albin Kurti. Ai i ka kriju kushtet për korrupsion. Veç ai ka mundur me e bo VV-ne subjekt që jeton pa ide. As ide të vogla nuk ka. Një tatim progresiv dreqi e marrtë. Kur nuk ka ide, cili është motivi që të aktivizon? Paret, suksesi, fama, karriera. Një subjekti si VV i duhet një proces de-ideologjizimi para se me i dale n‘fushë korrupsioni”, ka shkruar ai.

Hyseni e ka quajtur Ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministër i lagjes Marigon, dhe ka përmendur kontratën me universitetin privat.

“Ilustrimi tash. Ministri i lagjes Marigona, kontrate me universitetin privat, ku këqyre ti, qenka bo edhe ligjërues. A po kupton?! Liburn ligjëruesi flet para studenteve. Ligjërues mbahet për kapital simbolik. Na duhet kjo”, ka shkruar ai.

Nënkryetari i PSD-së, ka thënë se shoqëri të lartë mundet mos me pas, ama e dinë mirë çka është kjo dynja.

“Edhe Surroi e ka vërejte, dynjaja sot është me kokë teposhtë. Ne vend të salloneve mondane ku pispillosja është konfirmimi meritor për klasën, paret janë nëpër strajca t’barinjve”.

“Nuk di sa pare i ka Liburni, por po ia shoh dëshirat: lagja Marigona, profesor universiteti. Demek, klasa na vjen prej dijeve e kulturës. Kur ta nisesh një proces tjetërsimi borgjez, Veton Surroi është trupi i pa forme i fantazisë- Big Other”, ka përfunduar Hyseni./Shqip.com