Lajme

Arrestohet një person, sulmoi zyrtarët policorë

Arrestim nga Policia

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Landovicë rreth orës 17:50 minuta.

Sipas raportit 24 orë të fundit të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se personi i dyshuar ka sulmuar zyrtarët policorë pas shqiptimit të një gjobe.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Rasti po cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar./Shqip.com