Fifi ka ëndërr një bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare, i bënë ftesë publike
Publikuar:
(22.04.2022 11:27:21)

Fifi është këngëtarja më e komentuar e momentit.
Hyrja dhe dalja nga Big Brother ka ndikuar që ajo të flitet shumë në media, pothuajse në çdo hapë që ajo bënë.
Së fundmi ajo është duke u komentuar edhe për lidhjen e saj të dashurisë bashkë me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit.
Ajo së fundmi ka treguar se do të publikojë këngën më të re që është bashkëpunim me Gent Fatalin.
Por këngëtarja ka një tjetër ëndërr në sirtar ajo do të bëjë një duet me Tunën dhe ftesën ja ka bërë publikisht.

Nuk e dimë nëse këngëtareve do t’u përputhen agjendat megjithatë vera është para kështu që do të jemi në pritje.
Kujtojmë gjithashtu se Fifi ka patur bashkëpunime me këngëtarë si Aurela Gaçe, Çiljeta Xhilaga, Ermal Fejzullahu, Young Zerka, Mc Kresha, etj./SHQIP.com