Pritje deri në tri orë në Merdarë për të dalë nga Kosova
Publikuar:
(12.08.2021 09:00:36)

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur në Kosovë për t’i kaluar pushimet tashmë kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë. Ndaj, në pikat kufitare janë krijuar kolona të gjata edhe mëngjesin e së enjtes.
Pritje më të gjata për të dalë nga Kosova vërehen në pikën kufitare në Merdarë, ku bashkatdhetarët po detyrohen të presin deri në tri orë.
Sipas një njoftimi nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje të gjata në dalje ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet në pikë janë deri në deri orë e gjysmë.
Ndërkaq në pikat tjera kufitare vërehet një fluks më i vogël i automjeteve, ku edhe pritjet nuk janë aq të gjata.
Fluksin në pikë kalimet kufitare mund ta shihni duke klikuar KËTU./SHQIP.com
