Banka Botërore paralajmëron për krizë ushqimore, pas luftës në Ukrainë

Bota do të përballet me një “katastrofë njerëzore”, për shkak të një krize ushqimore që filloi nga pushtimi rus në Ukrainë.

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, tha për BBC-së se rritjet rekord të çmimeve të ushqimeve do të shtynin qindra milionë njerëz drejt varfërisë, nëse kriza vazhdon.

Banka Botërore llogarit se mund të ketë një rritje “të madhe” prej 37% në çmimet e ushqimeve.

Kjo do të godiste më shumë të varfërit, të cilët “do të hanë më pak dhe do të kenë më pak para për çdo gjë tjetër, siç është shkollimi”.

Malpass, i cili drejton institucionin e ngarkuar me zbutjen globale të varfërisë, tha se ndikimi tek të varfërit e bëri atë “një lloj krize të padrejtë… kjo ishte e vërtetë edhe për Covid”.

“Është një katastrofë njerëzore, që do të thotë se ushqimi bie. Por më pas bëhet gjithashtu një sfidë politike për qeveritë që nuk mund të bëjnë asgjë për të, nuk e shkaktuan atë dhe shohin se çmimet po rriten,” tha ai.

Çmimet e ushqimeve janë në nivelin më të lartë që nga fillimi i rekordeve 60 vjet më parë, sipas indeksit, pasi ato u hodhën gati 13% në mars, pas rekordit të lartë të shkurtit.

Çmimet e mallrave ushqimore ishin tashmë në nivelet më të larta të 10 viteve para luftës në Ukrainë, sipas indeksit, për shkak të problemeve globale të korrjes./Shqip.com