Sveçla: U konfiskuan 56 kilogramë marihuanë dhe u arrestuan pesë persona
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se nga aksioni i ri kundër narkotikëve është konfiskuar një sasi e madhe e marihuanës.
Sveçla ka thënë se është shkatërruar një laborator për kultivim të narkotikëve në veri të Mitrovicës.
“Pas shkatërrimit të një laboratori për kultivim të narkotikëve dje në veri të Mitrovicës, sërish sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës që kanë bashkëvepruar mes Kosovës dhe Shqipërisë, konkretisht në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë”, ka shkruar Sveçla.

“Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe janë arrestuar 5 pjesëtarë të këtij grupi”, vijon më tej ministry i MPB-së.
Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për realizueshmërinë e aksionit./Shqip.com
