Gërvalla përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit
Publikuar:
(20.04.2022 08:39:37)

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla sot pritet të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit.
Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Republika e Shqipërisë, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën 2022-2023./Shqip.com