Interi e siguron biletën për në finale

Interi është finalist i Coppa Italia.
Neuazurët kanë triumfuar ndaj Milanit, me rezultat të pastër 3-0 dhe e siguruar biletën për kualifikim tutje.
Zikaltrit ishin skuadër më e mirë që nga fillimi i takimit – dhe shënuan pas vetëm katër minutave lojë – me anë të Lautaro Martinez.
Rosonerët u orvatën për ta barazuar rezultatin, ama qëllimin nuk e arritën dot.
Teksa, Interi realizoi edhe një herë me anë të Martinez.
Sulmuesi argjentinas po kalon edhe një sezon fenomenal.
“El Toro” është autor i 18-të golave në të gjitha kompeticionet dhe një nga pikat më të fortë të kampionëve të Italisë.
Kurse – për goditjen e fundit në këtë takim u pëkujdes Gosens – në minutat e fundit të takimit.
Në finale, Interi e pret fituesin e ndeshjes Juventus-Fiorentina, e cila zhvillohet të endjetn, me fillim nga ora 21:00. /Shqip.com