Blerta Deliu sqaron se pse hyri në seancë për t’u nënshkruar për mëditje

Partia Demokratike e Kosovës në shenjë revolte kanë lëshuar seancën e Kuvendit për shkak të mos votimit për ta futur në rend të ditës formimin e Komisionit Hetimor për energji.
Ani pse deputetët e kësaj partie lëshuan sallën, disa minuta më pas, deputetja Blera Deliu Kodra u kap nga kamerat duke u nënshkruar si e pranishme në sallë.
Deliu Kodra në një përgjigje për SHQIP.com ka sqaruar se nuk ka qenë në dijeni që Grupi Parlamentar i PDK-së ka lëshuar sallën.
“Unë nuk e kam ditë që e kemi lëshu sallën sepse kam shku me vonesë në Kuvend”, u shpreh ajo.
Ndërsa shton se ka kërkuar nga administrata e Kuvendit që të mos paguhet për meditjen e sotme.
“Kam kërkuar nga administrata e Kuvendit të mos paguhem për meditjen e sotme. E kam marr edhe konfirmimin nga administrate sepse nuk paguhem për meditjen e sotme sepse kam menduar që do të kthehemi në seancë”, tha Deliu Kodra për SHQIP.com.
Theksojmë se nënshkrimet nga deputetët në parlamentin e Kosovës bëhen për të dëshmuar praninë e tyre në seancë në mënyrë që të marrin mëditjet./Shqip.com