Mallorca e Muriqit vazhdon luftën për mbijetesë

Koha po ikën dhe Mallorca rrezikon rënien.
Kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë xhiro për tu luajtur, ajo pozicionohet në vendin e 18-të.
Në 10 ndeshjet e fundit kampionale kanë vetëm dy fitore, duke siguruar kështu vetëm gjashtë pikë nga 30 të mundshmet.

Kësaj radhe “Els Pirates” ngrisin etjen për fitore ndaj ekipit të fundit në tabelë -Alavesit.
Vedat Muriqi pritet të startoj si titullar ndeshjen pasi ishte ai që i dhuroi tre pikët e arta kundër kampionit aktual, Atletico Madridit, nga pika e bardhë para dy xhirosh.

Prizrenasi shtatlartë ka tre gola dhe një asistim në 11-të paraqitje në La Liga, duke luajtur çdo minut që prej se kaloi tek ishullorët nga Lazio.
Sfida e ekzistencës në elitën e futbollit spanjoll do të luhet në “Mallorsa Estadi” me fillim nga ora 19:00.
Teksa, ndeshje interesante pritet të jenë edhe ajo mes Betisit dhe Elches (21:00), si dhe Villareali që pret Valencian(21:30). /Shqip.com