Rozë

Gruan muslimane, vet i krishterë, aktori kosovar që agjëron Ramazanin

Aktori kosovar Simon Tanushi nuk e ka problem t’iu përmbahet rregullave të fesë krishtere, por edhe asaj islame.

I martuar me aktoren kosovare Flutura Gashin, e cila është muslimane ata kanë krijuar një nga historitë më të bukura të dashurisë.

Madje, ata respektojnë besimet e njëri-tjetrit, ku festojnë bashkë festat e ndryshme fetare.

Ndonëse i krishterë, por Simoni e ka pranuar se agjëron, e për këtë ai edhe është ‘kryqëzuar’ në rrjetet sociale.

Ai në statusin e fundit në ‘facebook’, ka treguar se po kritikohet shumë nga qytetarët e besimit të tij.

“E para: Nuk ka “Katolik” qe nuk asht tuj m’shajte! E dyta: Mos tuti se nuk e kam nderru fene…edhe jame ma besimtar se ju!”, ka shkruar Tanushi në statusin e tij.

Ky nuk është viti i parë që aktori kosovar agjëron, ani pse nuk është musliman./Shqip.com