Putin i jep titull nderi brigadës që Ukraina e akuzon për krime lufte në Bucha

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë një titull nderi një brigade të akuzuar nga Ukraina për kryerjen e mizorive në qytetin e Bucha.
Një dekret i nënshkruar nga Putini i dha Brigadës së 64-të titullin “Mbrojtës”, për “heroizmin dhe guximin masiv, këmbënguljen dhe guximin” e anëtarëve të saj, shkruan BBC.
Ukraina thotë se më shumë se 300 civilë u vranë nga rusët në Bucha, ndërkaq Moska mohon çdo përfshirje.

Putin nënshkroi gjithashtu një dekret që përcakton një pagesë prej 5 milionë rubla shtesë (47,200 £; 62,000 dollarë) nëse një roje kufitare ruse vdes ndërsa shërbente në kufirin ukrainas, si dhe në kufijtë e rajoneve Donetsk dhe Luhansk.
Masa është marrë për të ofruar masa shtesë të mbështetjes sociale për personelin e shërbimit të agjencive kufitare të Shërbimit Federal të Sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.