Zogiani: Të luftosh me gazetarin, është ngjashëm si të luftosh me derrin

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, duke komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka thënë se është gabim që institucionet të hyjnë në luftë me media.
Zogiani këtë e ilustroi duke krahasuar gazetarin me derra. Po ashtu ai tha se gazetarëve u pëlqen të marrin reagime nga kushdo.
“Është gabim të futesh në luftëra të tilla, është një thënie e një gazetari amerikan ‘nuk duhet kurrë ta fillosh një luftë me media, të luftosh me gazetarin, është ngjashëm si të luftosh me derrin, ti bëhesh i pistë, ai bëhet i pistë”, u shpreh Zogiani në T7.

“I pëlqen gazetarit, sepse në fakt mediat, gazetarët kanë dëshirë të kenë reagime të tilla” tha ai.
Sipas Zogianit, qasja e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, ndaj mediave, nuk është skandal i madh.
Sveçla gjatë së premtes, një pyetje të gazetares së një mediumi online, e kishte cilësuar si ‘budallallëk’./Shqip.com