Kastrati: Armend Muja tani e ka epitetin gjeneral me allti të ujit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka ironizuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke thënë se tani e ke epitetin gjeneral me allti të ujit.
Kastrati i është drejtuar miqve të tij në Facebook, duke i thënë shikon video në yotube kur Muja mbronte PDK-në në kohën kur ishte në pushtet dhe kritikonte LVV në vitin 2016.
“Ky pra varësisht nga situatat më lartë është bërë oportunist që kur e ka pa që po fiton VV u kthy kah VV në 2019. Nëse nuk qenka oportunist, atëherë në situatë të dytë ky pra na qenka Gjeneral Armend Muja. Sipas deklaratës së tij, po i bie që Agim Çeku e Hashim Thaçi kur kanë nënshkru marrëveshje ( hiç ma pak se me NATO) për transformimin e UÇK-së e paskan tradhtu Kosovën. Ndërsa, ky tipi në atë kohë paska qenë maleve të Kovaçiqes duke luftu me Serbinë”, ka shkruar Kastrati.
Ai gjithashtu ka thënë se nëse Muja nuk është një oportunist , atëherë duhet me qenë pjesë e ndonjë projekti inteligjent Ruso-Serb që dshiron me i bind shqiptarët që vërtet Agim Çeku e Hashim Thaçi kanë bërë tradhti.
“Ky e ka qëllimin me i ndez disa që se kuptojnë prapavijë e tij. Prapavija është e qartë: SHAJ LIDERËT E UÇK-së dhe fiton vota (fryma e Vjosës e Albinit). Pra thjeshtë, ky don me i fitu disa vota më shumë për vete .”, ka thënë Kastrati për Mujën.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës së fundmi po e kundershtonë edhe Fondin e Sigurisë.
” Në fillim çarmatosën UÇK-në, pastaj kufizuan lëvizjen e FSK-së në veri, pastaj kundërshtuan formimin e Ushtrisë së Kosovës, pastaj e mbajtën pa financim. Së fundmi po kundërshtojnë edhe Fondin e Sigurisë. Ky është rekordi i tmerrshëm i PDK-sē në politikën e mbrojtjes”, ka thënë ai./Shqip.com